Rreth nesh

Historiku
Auto Shkolla “BLERIMI” është themeluar si biznes individual në vitin 2015 dhe i regjistruar në KK Gjakovë me Nr. biznesi 71178609 dhe e licencuar nga Ministria e Infrastrukturës me Nr. të licencës 06 – 66 / 16 dhe me pronar MAsc. i komunikacionit rrugor z. Blerim HALILAJ. Edhe pse si biznes nuk ka një kohë të gjatë që operon, ka arritur të krijoj një imazh dhe emër të shkëlqyer, me anë të korrektësis dhe profesionalizmit të treguar nga stafi i auto shkollës, staf i cili është i dëshmuar me vite të tëra në këtë lëmi për përkushtimin në aftësimin e kandidatëve për patent shofer që ata të kenë përgaditje maksimale në respektimin e rregullave dhe shenjave të komunikacionit dhe të drejtojn automjetet e tyre me siguri dhe vetëbesim maksimal dhe njëherësh të kontribojn, si në sigurin në komunikacion po ashtu edhe në mbrojtje të ambientit (Eko-ngasje).

Vizioni
Një Auto Shkollë e moderuar sipas standardeve dhe metodave më të avancuara të përgaditjes së kandidatëve (si nga pjesa teorike po ashtu edhe praktike), një ecje në hap me kohën, një fokusim i kandidatit/es – subjekt në qendër të vëmendjes, për përgaditje, zhvillim dhe aftësimin e shkathtësive të individëve për sjelljet në komunikacion.
Për ne më e rëndësishme se çdo gjë është siguria JUAJ. Sipas statistikave botërore më shum se 80% të aksidenteve në komunikacionin rrugor ndodhin nga shkaku i “faktorit njeri”. Vizioni ynë është që me anë të metodave, udhëzimeve, informatave shtesë dhe praktikës t’i mënjanojmë këto të meta që munden me qenë edhe shkaktarët kryesore të aksidenteve. Për ta ulur numrin e madh të aksidenteve duhet përgaditje maksimale e kandidatëve nga kuadro profesionale.

Misioni
Misioni kryesor i Auto Shkollës “BLERIMI” është zbatimi i detyrave dhe obligimeve ligjore e morale për t’i aftësuar individët për sjelljet në komunikacion. Këtë synim ne e realizojmë me anë të kuadrit profesional të ligjëruesve dhe shoferëve instruktor që janë të licencuar nga ana e MI-së ( Ministria e Infrastrukturës) e që kanë përvojë dhe traditë shumëvjeçare në këtë lëmi dhe kryejn punen e tyre me plot pergjegjësi morale dhe profesionale.